Lajmet e fundit

Osman Osmani nga organizata “Nevo Koncepti”, në një lidhje direkte në Kiks Kosova, tha që nëse qytetarët vazhdojnë të japin lëmoshë, po i mësojnë këta fëmijë të jetojnë kështu në rrugë.
Sipas organizatës që ka synim promovimin e shkuarjes në shkollë të fëmijëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas, thotë se përqindja e fëmijëve që shkojnë në shkollimin obligativ është 90 për qind, kjo falë vetëdijesimit të prindërve.
Tutje Osmani thotë se ka pasur raste që fëmija për herë të parë ka shkuar në klasë të gjashtë dhe sot është në shkollë të mesme.
Gjithashtu ka ndodhur që të ketë rezistencë që familjet të dërgojnë fëmijët në shkollë, por drejtori i kësaj organizate joqeveritare shprehet se nuk i kanë ndalur vizitat aty dhe kanë biseduar dhe janë munduar që t’i bindin prindërit.
Osman Osmani beson që prindërit janë ata që duhet të ndikojnë që fëmijët të shkojnë në shkollë.
Institucionet përgjegjëse kanë hezituar të dënojnë prindërit që nuk i kanë dërguar fëmijët në shkollë, pasi ata jetojnë në kushte të vështira ekonomike.