Lajmet e fundit
E ardhmja e Sergio Ramos ka krijuar një situatë të paqartë edhe në transferimin e David De Geas në Madrid.

E ardhmja e Sergio Ramos është kthyer si temë debati pas disa komenteve enigmatike të Louis van Gaal lidhur me të ardhmen e spanjollit.
Thashethemet për të ardhmen e mbrojtësit u minimizuan pasi Florentino Perez e Rafa Benitez folën publikisht për planet e tyre që skuadra të ndërtohet rreth Sergio Ramos. Tani Van Gaal rimbolli farën e dyshimit, një manovër që lidhet me negociatat për transferimin e David de Gea.
Transferimi i gardianit mbetet i ngrirë pasi Van Gaal nuk dëshiron ta lë atë të largohet. Së paku jo pa marrë një shumë të madhe parash nga transferimi i tij. United nuk dëshiron ta lë të largohet nën vlerën 40 milionë euro.
Ose kjo pagesë, ose "Sergio Ramos e Keylor Navas", sipas asaj çka mësohet të ketë thënë Ed Woodward, nënpresident i klubit.
Real i konsideron kërkesat si të papranueshme dhe nuk është i përgatitur të pranojë marrëveshje me këto kushte.