Lajmet e fundit

“Roscosmos”, agjencia hapësinore e Rusisë, ka zgjedhur një aktor dhe një regjisor për të fluturuar në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) në tetor, për të krijuar një film të metrazhit të gjatë.
Filmi me titull "Sfida", po mendohet të filmohet plotësisht në hapësirë, Aktori dhe regjisori do të fillojnë trajnimin intensiv të astronautëve javën e ardhshme, raporton The Economist, përcjell Klan Kosova.
Ata do të jenë kundër kohës dhe amerikanëve.
Një përpjekje konkurruese, e udhëhequr nga aktori Tom Cruise, fillon gjithashtu në tetor.
Ai dhe ekuipazhi i tij do të udhëtojnë në ISS me ndihën e NASA-s dhe firmën private hapësinore SpaceX. Çmimi i prodhimit të filmit është përfolur të jetë rreth 200 milion dollarë.
Që të dy agjencitë kombëtare të hapësirës kanë hyrë në një version Hollivudian të luftës së ftohtë.
Partneriteti 20-vjeçar midis Roscosmos dhe NASA është dobësuar vitet e fundit, duke përputhur qasjen midis qeverive përkatëse.