Lajmet e fundit

Luann de Lesseps po feston gjashtë mujorin e të qenit esëll.
53-vjeçarja nuk ka konsumuar alkool që nga dhjetori kur ajo u arrestua për gjendje të dehur me ç’rast edhe ka sulmuar një polic. Ajo menjëherë shkoi në rehabilitim nga alkooli.
Këtë javë, Luann postoi një foto me ish të dashurin e saj Count Alexandre de Lesseps dhe zbuloi se po e festonte momentin historik me fëmijet e tyre Noel dhe Victoria.
‘Bashkimi më i madh ndonjëherë. E mrekullueshme për të kaluar fundjavn me fëmijet dhe The Count. Gjithashtu duke numëruar bekimet e mija. Duke festuar gjashtë mujorin e të qenit esëll”, shkroi ajo.