Lajmet e fundit

Luana Vjollca, prezantuesja e televizionit Top Channel në Shqipëri, është shprehur shumë e zemëruar me disa lajme që mediat atje kanë publikuar për të.
Në profilin e saj në instagram ajo ka publikuar disa tituj mediash të shoqëruara me fotografi, ku ajo shihet duke tymosur një cigare, transmeton Klan Kosova.
Mirëpo një imazh i tillë sipas Luanës, është keqkuptuar nga mediat, për shkak se ato kishin shkruar se ajo po i inkurajon fansat që të provojnë hashashin.
Por në fakt ajo po tymoste vetëm një cigare.
“I tried it too”, kishte shkruar Luana në njërën nga fotografitë e publikuara në rrjetin Snap Chat
Lajmet në media Luanën e kanë bërë të ndjehet keq, dhe ajo ka vendosur që ta japë një sqarim për atë se çfarë në realitet po tymoste ajo.
Më poshtë mund ta shihni të plotë atë se çfarë Luana ka shkruar në Instagram:
https://instagram.com/p/82qNSbnU-M/?taken-by=luanavjollca