Lajmet e fundit

Në mesin e 16 kadetëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës që dhanë betimin sot në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë ishte edhe Luan Haradinaj, djali i dëshmorit të Kombit Shkëlzen Haradinaj,
Me këtë rast, deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka uruar Luanin.
"Luan Haradinaj i dytë, në rrugëtimin e ri!. Urime Luan dhe të gjithë kadetëve të rinj", ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova