30.03.2018 · përditësuar para 3047 dite1 min lexim
Ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu deklaroi në konferencën kundër trafikimit të qenieve njerëzore se “në Shqipëri ka nevojë që qeveria të angazhohet politikisht dhe të dorëzojë fondet pa vonesa te viktimat e trafikimit”.
“Nuk është qëllimi që të gjejmë strehë për viktimat e trafikimit por që të kenë siguri financiare dhe vetëbesim. Në Shqipëri ka nevojë që qeveria të angazhohet politikisht dhe të dorëzojë fondet pa vonesa te viktimat e trafikimit”, ka thënë Lu.
Lu nënvizoi se “trafikimi i qenieve njerëzore nuk zgjidhet pa bashkëpunim intensiv rajonal”, shkruan Top Channel.
“Departamenti Amerikan i Shtetit e di këtë dhe ka dhënë grante mujore për të mbështetur qeveritë dhe OJQ-të në këtë bashkëpunim”, deklaroi Lu.
Projekti i DASH-it ka si qëllim ofrimin e shërbimeve komunitare te viktimat e trafikimit në Ballkan.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.