Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu është shprehur se Shqipëria do të hyjë në BE, dhe do të dëshironte të udhëhiqej nga të rinjtë drejt të ardhmes.
Sipas postimit në faqen zyrtare të Ambasadës në Facebook, Lu është takuar me një grup nxënësish të shkollës së mesme të Rrëshenit, në programin Njihu me Amerikën, raporton TCh, transmeton Klan Kosova.
“Unë besoj se Shqipëria do të hyjë në BE dhe do të doja që secili prej jush të udhëhiqte Shqipërinë drejt së ardhmes. Ju jeni të rinj, plot energji, me mendje të hapur dhe ju e doni vendin tuaj”, u tha Ambasadori Lu.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.