Lajmet e fundit

Kreu i Kuvendit Ilir Meta u shpreh në një intervistë për VOA-n një ditë më parë se është i gatshëm ta mbledhë Kuvendin këtë javë për të votuar ligjet në mënyrë që reforma në sistemin gjyqësor të nisë sa më shpejt nga zbatimi. Por demokratë mbrojtën parimin se, është antikushtetuese që Kuvendi të votojë ligjet në një kohë kur ende nuk kanë hyrë në fuqi amendimet kushtetuese të miratuara në seancën e 22 korrikut. Ata thonë se Kuvendi duhet mbledhur pas datës 11 gusht kur plotësohet afati prej 15 ditësh.
Kjo i beri dy ambasadat e rëndësishme në Tiranë të shkruajnë një deklarate ku sfidojnë Bashën. Pasi e panë se qe ligjërisht e pamundur të mblidhinin me urgjencë kuvendin, Lu dhe Vlahutin u përpoqën të nxjerrin bllof liderin demokrat.
Në deklaratën e përbashkët nga delegacioni i BE dhe SHBA në Shqipëri thuhej se ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin kanë marrë konfirmimin e kryeparlamentarit Ilir Meta se është i gatshëm që të thërrasë kuvendin pas 11 gushtit, në një seancë të jashtëzakonshme.
Por ajo që bie në sy është fjalia e fundit e kësaj deklarate: “Drafti u është shpërndarë të gjithë anëtarëve të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi gjysmën e dytë të muajit qershor”.
Në një deklaratë që lideri demokrat Lulzim Basha bëri pasditen e se enjtes për Zërin e Amerikës tha se projektligji i është vënë në dorë demokratëve vetëm gjatë mbrëmjes së djeshme. Ai tha se ekspertët e PD janë duke e shqyrtuar draftin në mënyrë që të kenë gati qëndrimin apo propozimet e tyre gjatë ditës së nesërme. Por në deklaratën e BE dhe SHBA thuhet se ky draft i është vënë në dispozicion anëtarë të komisionit të posaçëm të drejtësisë, në gjysmën e dytë të muajit qershor, dhe jo më 26 korrik siç pretendoi publikisht Basha/ Lapsi.al