Lajmet e fundit

Ambasadori amerikan, Donald Lu dhe diplomatja e Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin, zhvilluan pasditen e sotme një takim në Kryesinë e Kuvendit me kreun e Komisionit për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, njëherësh kryetar i Komisionit të Ligjeve.
Në takimin që zgjati rreth 90 minuta ishin të pranishëm dhe ekspertët e OBDAT-it dhe EURALIUS-it.
Mësohet se kryefjalë e diskutimit mes palëve ka qenë reforma në drejtësi, një çështje e diskutuar shumë në aktualitetin politik kohët e fundit.
Pas takimit, diplomatët nuk kanë ndarë asgjë me mediet.
Më herët diplomatët patën takime me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.
Ambasadori amerikan Donald Lu dhe diplomatja e Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin, kanë qenë sot në kryesinë e Kuvendit, ku janë takuar me kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafa.
Ende nuk bëhen me dije arsyet e kësaj vizite, megjithatë besohet se qëllimi i takimit është reforma në Drejtësi.
Më herët Lu dhe Vlahutin kanë zhvilluar një tjetër takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.