Lajmet e fundit

Lidhur me lajmin për shkarkimin e ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho, ka deklaruar se “shkarkimi i tij ishte iniciativë e kryeministrit Edi Rama”.
Me anë të një deklarate të shkurtër për mediat, Xhixho bëri me dije se LSIj=a pranonte shkarkimin e Ylli Manjanit si ministër Drejtësie dhe propozimin në këtë post të Petrit Vasilit.
“Me iniciativë të kryeministrit Rama në takimin që pati LSI propozon Petrit Vasilin në postin e ministrit të Drejtësisë, bazuar në rolin e tij si anëtar i reformës në drejtësi, për koordinim më të mirë të punës dhe bashkëpunim brenda koalicionit”, tha ajo, shkruan gazeta Shekulli.
Më tej, ajo shtoi se posti i lënë nga Vasili si kryetari grupit parlamentar të LSIsë do i shkojë Luan Ramës, aktualisht në postin e nënkryetarit të LSI-së.