Lajmet e fundit

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Kejdi Mehmetaj ka sulmuar përmes një deklarate për mediat marrëveshjen mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike.
Sipas Mehmetajt, kjo marrëveshje në vend të standardit të zgjedhjeve ka hallin të hakmerret ndaj LSI-së.
Pas largimeve të shumta të zyrtarëve të LSI-së nga administrata, Mehmetaj e ka cilësuar paktin si “marrëveshja e errësirës”, shkruan gazeta Shekulli.
“LSI ka bërë kallzim për ndjekje penale për ministrat Milva Ekonomi, Gazmend Bardhi, Xhulieta Kërtusha dhe zëvendës kryeministren Ledina Mandija në cilësinë e kryetares së task forcë së ngritur nga qeveria që në shkelje flagrante me ligjin në mënyrë arbitrare, dhe në mungesë të plotë të transparencës ka nisur një fushatë hakmarrjeje e shantazhi ndaj punonjësve të ndryshëm në administratë”, thuhet më tej në deklaratë.