Lajmet e fundit

Lëvizja Socialiste për Integrim në Shqipëri është e para në listën e partive parlamentare për nga sasia e të ardhurave për vitin 2016.
Nga partitë kryesore, PS, PD dhe LSI të dorëzuara në KQZ, rezulton se partia me të ardhurat më të larta është LSI me 87 108 994 lekë, e ndjekur nga PS me 86.613.502 lekë, ndërsa e treta është PD, me vetëm 57,179,867 lekë.
Të ardhurat e LSI nga buxheti i shtetit janë 20 575 897 lekë, nga donacionet 29 511 700 lekë, nga kuotat e anëtarëve 32 617 860 lekë, ndërsa totali i shpenzimeve është 61 388 621 lekë, duke deklaruar kështu një kursim prej 26 milionë lekësh.
Dy partitë e mazhorancës, PS dhe LSI, raportojnë që gjatë vitit që lamë pas të kenë grumbulluar të ardhura, veç financimit nga buxhetit i shtetit, edhe nga kuotat e anëtarësisë. Vihet re se opozita, në listën e të ardhurave, nuk ka deklaruar asnjë të ardhur nga kuotat e anëtarësisë, apo sposorizimeve të tjera.
Partia Socialiste Sipas të dhënave në raportin e PS-së të pasqyruara në tabelë, financimi nga buxheti i shtetit përbën 85% të të ardhura, kuotat e deputetëve dhe të anëtarësisë 13.6 % dhe qiratë e ambienteve 1.3%.
Për të gjitha shpenzimet vetëm 16.2% janë likujduar nëpërmjet arkës dhe janë të dokumentuara me fatura tatimore dhe kuponin e kasës. Partia Demokratike Të ardhurat e Partisë Demokratike, partia më e madhe opozitare janë vetëm financime nga buxheti i shtetit për vitin 2016, 57,179,867 lekë. Kuota anëtarësie, sponsorizime dhe kuotat e deputetëve PD i ka deklaruar zero.
Sa u takon shpenzimeve, PD thotë se gjatë vitit 2016 ka harxhuar 58,581,001, pra, gati 1 milionë më shumë se sa të ardhurat.
Shpenzime të tjera janë llogaritur 22,463,304 lekë, shpenzimet të personelit janë deklaruar 29,872,992 lekë, nga të cilat: Pagat 25,776,368 lekë, Sigurime shoqërore 4,096,624 lekë, dhe amortizimi 6,244,705 lekë, shkruan Albeu, përcjellë Klan Kosova.