Lajmet e fundit

LSDM konsideron se akuzat e VMRO-DPMNE-së për gjendjen e shëndetësisë janë hipokrite dhe se nëpërmjet tyre partia përpiqet të përfitojë mbi fatkeqësitë e qytetarëve dhe përpiqet të mbulojë kaosin që e kanë lënë në sistemin shëndetësor, njofton Zhurnal.
"Nëpërmjet Qeverisjes 11 vjeçare kriminale dhe koruptive, VMRO-DPMNE e shkeli dinjitetin e mjekëve dhe pacientëve dhe kriji kaos në sistemin shëndetësor, ndërsa shëndetësinë në Maqedoni e bëri një nga më të vdekshmet në Europë", thuhet në reagimin e LSDM-së, në pres konferencën esotme të VMRO-DPMNE.
Në reagim shtohet se Qeveria e udhëhequr nga LSDM e ndryshon qasjen e tillë mbi shëndetësinë dhe nëpërmjet punës së dedikuar i sanon dëmet në shëndetësi dhe avanson sistemin shëndetësor në interes të qytetarëve, mjekëve dhe personelit medicinal.