Lajmet e fundit

Opozita në Maqedoni është e bindur se pushteti nuk do të mund t’i rezistojë protestave antiqeveritare.
LSDM-ja thotë se demonstrata masive e një nate më parë i forcon më shumë pozitat e opozitës në procesin e negociatave. Deputeti i kësaj partie Goran Sugarevski paralajmëron protesta më masive për rrëzimin e VMRO-DPMNE-së nga pushteti.
“Pushteti nuk mund t’i rezistojë asaj që po ndodh nëpër rrugët e Shkupit. Është fakt se një numër i madh i qytetarëve nga të gjitha bashkësitë etnike është përfshirë dhe kërkojnë dorëheqje nga qeveria aktuale VMRO-BDI. Nuk mendoj se pozicioni ynë në bisedime do tëdobësohet, përkundrazi ajo që ndodh nëpër rrugë na jep më tepër motiv dhe i forcon pozicionet tona në bisedime që i mbrojmë prej dy vitesh”, u shpreh Goran Sugarevski, deputet i LSDM.
Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE vlerëson se protesta e mbrëmshme ka qenë dështim për LSDM-në sepse shumë anëtarë të sinqertë të kësaj partie refuzuan skenarin destruktiv të Zaevit për të ardhur në pushtet me dhunë. VMRO vlerëson se legjitimiteti për të qeverisur vendin ‐tohet në zgjedhje dhe jo në skenare dhune.
“Legjimiteti ynë buron nga qytetarët që në numër është disa herë më madh se i atyre që mbështesin këto skenare destruktive në Maqedoni. Mbështetjen e qytetarëve e ndjejmë cdo ditë dhe këtë e tregojnë edhe anketat. Ne jemi të vendosur të vijojmë me politikat tona përstabilizimin e shtetit”, tha Ilija Dimovski, deputet i VMRO-DPMNE.
Për VMRO-DPMNE-në, demonstruesit janë huliganë dhe mercenarëPër VMRO-DPMNE-në, demonstruesit janë huliganë dhe mercenarë që dëmtojnë interesat shtetërore të Maqedonisë, me synimin e futjes në luftë të qytetarëve. Protestat, dhe sidomos numërimi mbrapsht për protestën e mbrëmshme ishin parë si një mjet më i fuqishëm për të detyruar liderët në intensi‐kimin e bisedimeve. Deri tani, nga palët nuk ka asnjë lëvizje, dhe takimi mes përfaqësuesve të 4 partive, mbetet i njoftuar për deri në fund të javës, raporton Alsat-M.