Lajmet e fundit

Nga shërbimi për informim në Parlamentin e Maqedonisë, sot pasdite njoftuan se kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski, për nesër në orën 12, ka thirrur seancë plenare në të cilën si rend dite do të jetë edhe zgjedhja e anëtarëve të rinj të Qeverisë, bazuar në Marrëveshjen e arritur mes partive kryesore politike në vend, njofton Zhurnal.
Në këtë seancë, po ashtu, në rend dite është edhe propozimi për emërimin e zëvendësministrave, dhe ashtu siç është rënë dakord në marrëveshjen politike mes katër partive, VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PSDH, me miratimin e deputeteve në qeveri hyjnë dy ministrave të rinj nga LSDM-ja, ministrinë e Brendshme dhe të i Punës sociale, Oliver Spasovski dhe Frosina Remenski, ministre e Politikës dhe Punës Sociale, tranmseton Zhurnal.