Lajmet e fundit

Zëvendëskryetarja e LSDM-së, Radmila Shekerinska, e shoqëruar nga Lidija Dimova, sot u takua me delegacionin e Komisionit të Përzier Parlamentar BE-R.M, Alojz Peterle dhe zëvendësit e tij Sergej Stanishev dhe Angel Xhambaski.
Temë e takimit ka qenë marrëveshja e dy qershorit dhe 15 qershorit si dhe sfidat e realizimit të saj.
“Marrëveshja midis pushtetit dhe opozitës është një pikë e krijimit të kushteve për zgjedhje të lira dhe demokratike. Por për të ndodhur ato duhet implementimi i marrëveshjes.
Ekipet e LSDM-së në mënyrë të përkushtuar po punojnë në të gjitha pikat kritike, mediat, drejtësia ligjin e ri për prokurorin special, listën zgjedhore, kodin zgjedhor, mekanizmat e kthimit të rrolit të trupave rregulluese në funksion të qytetarëve, dhe jo të partisë në pushtet”, theksoi zëvendës kryetarja Shekerinska, transmeton zhrunal.mk.
Ajo e përmendi shtyrjen e dyfishtë të takimit të grupit të punës të opozitës dhe pushtetit, me kërkesën e partisë së Gruevskit dhe informoi se LSDM-ja nuk do të toleroje shtyrje me çfarë do tendence qoftë ajo.