Lajmet e fundit

“Të lihen anash të gjitha intereast personale në llogari të qytetarëve dhe shtetit, të zhbllokohet Kuvendi, të zgjidhet kryetari i ir që sot dhe të fillojë me punë qeveria e re reformuese e cila do të punojë vetëm në interes të qytetarëve”, porositi sot në një konferencë për shtyp, Ljupço Nikollovski nga radhët e LSDM-së.
Ai akuzoi se OBRM-PDUKM-ja po pengojnë punën e Kuvendit dhe për këtë arsye nuk mund të formohet qeveria e re dhe të zhbllokohen proceset në shtet duke përfshirë edhe pagesën e subvencioneve për bujqit.
Deputetët e OBRM-PDUKM-së dhe koalicioni nuk kanë asnjë të drejtë ta bllokojnë Kuvendit dhe të rrezikojnë edhe më tej ekzistencën e bujqve të cilët akoma nuk kanë marrë subvencionet për vitin e kaluar, por edhe për disa vite tjera/ Ekzistenca e mijëra bujqve është seriozisht e rrezikuar për shkak se kuadro joserioz të OBRM-PDUKM-së dhe koalicionit kanë uzurpuar institucionet dhe e hedhin përgjegjësinë, ndërsa shfrytëzojnë procedurat si burim për të mos ua dhënë paratë njerëzve që u takon me ligj”, deklaroi Nikollovski./Tetovasot