Lajmet e fundit

Lëvizja për Reforma (LR- PDSh), nuk do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga presidenti Gjorge Ivanov që pritet të mbahet sot pas dhunës në Kuvend ditën e djeshme.
Lajmin e konfirmoi deputeti i LR-PDSH-së Syrja Rashidi.
“Nuk jemi informuar por nuk do të marrin pjesë edhe sikur të ketë” tha ai duke e quajtur Ivanovin shkaktarin e situatës në Maqedoni.
“Nuk ka kredibilitetin për të negociuar për zgjidhjen e krizës” tha ai, shkruan Alsat M.
“Nuk ka askund në botë që pakica të sundojë shumicën vetëm këtu ndodh pasi ata kontrollojnë strukturat e shtetit dhe nuk janë gati t’i lirojnë” nënvizoi më tej ai.
Lidhur me gjendjen shëndetësore të liderit të partisë së tij Zijadin Sela, Rashidi informoi se është stabile përveç lëndimeve sipërfaqësore.