Lajmet e fundit
Përzgjedhësi i kombëtares Gjermane thotë se nuk ka dyshime në aftësinë e mesfushorit për t’u përshtatur dhe për të pasur rol tek kampioni i Serie A, Juventus.

Joachim Low ka përmendur shpirtin luftarak të Sami Khediras për të qaruar se ai vazhdon të mbetet lojtar ambicioz.
Khedira përfundoi qëndrimin e tij në Madrid për të nënshkruar me Juventus këtë verë, ndërsa përzgjedhësi i kombëtares beson se ai do të ketë shumë ndikim në Itali.
“Khedira është lojtar klasi, i aftë për t’u përballur me të gjithë dhe në të gjitha nivele”.
“Megjithëse ai ka fituar shumë trofe, përfshirë Kupën e Botës dhe Ligën e Kampionëve, ai vazhdon të jetë ambicioz”.
“Ai është lider i vërtetë dhe besoj se do të përshtatet shpejtë në Itali, do të ndihet si në shtëpi”.