Lajmet e fundit
Trajneri ka thënë se do t’u jap mundësinë lojtarëve të rinj që të tregojnë potencialin e tyre teksa formon skuadrën për Euro 2016.

Joachim Loë do të eksperimentoj me skuadrën në përballjen e së premtes me Francën.
Gjermania nuk e siguroi kualifikimin për në Euro 2016 deri në ndeshjen e fundit dhe kjo e ka shtyrë atë që të mundohet ta përmirësoj skuadrën.
Strategu gjerman ka vendosur që t'i shfrytëzojë të gjitha mundësitë në ndeshjen e së premtes.
“Patëm probleme në kualifikime dhe do të mundohemi që t’i ndërrojmë dhe përmirësojmë gjërat”.
“E njohim situatën në të cilën gjendemi. Mbrojtësit e krahut duhet të përmirësohen për shembull”.
“Për përballjen ndaj Francës nuk kam vendosur ende skuadrën. Ndoshta di për disa pozita, por ka ende kohë”.