Lajmet e fundit

Këngëtarja e hitit të kësaj vere "Love Me", Elvana Gjata, mesa duket po përfundon sezonin veror të koncerteve.
Ajo këto muaj ishte mjaft e zënë me koncerte në trojet shqiptare, duke qenë kështu këngëtarja më e kërkuar në klubet e natës, përfshirë këtu edhe kryeqytetin, transmeton Klan Kosova.
Elvana ka postuar një fotografi në rrjetin Instagram, ku ka treguar se vendi i fundit për këtë verë që ajo do të këndojë është Peja.
Suksesin e këngës "Love Me", në bashkëpunim me Brunon, padyshim se ajo e ka shijuar jashtëzakonisht shumë, këngë kjo e cila ka arritur me mbi 8 milionë klikime në Youtube.
https://instagram.com/p/6xIbQhQXHw/?taken-by=elvanagjataaaa