Louis Tomlinson ka zbuluar se çfarë ka ndodhur mes tij dhe Zayn Malik.
Këngëtari 27-vjeçar u hap në një intervistë të fundit duke thënë se marrëdhënia e tij me 26-vjeçarin të One Direction, u prish, pasi Zayn nuk ishte i pranishëm gjatë performancës së Louis në X Factor të UK në vitin 2016, që ishte bërë për nder të nënës së tij të ndjerë Johannah Deakin, e cila sapo kishte vdekur nga leukemia.
“Sinqerisht, marrëdhënia jonë nuk u rregullua kurrë”, tha Louis. “Kam pasur dy telefonata me të pasi kam humbur nënën time dhe të gjithë djemtë ranë dakord të vijnë në atë shfaqje por ai nuk erdhi”.
Djemtë e tjerë të grupit Harry Styles, Liam Payne dhe Niall Horan, ishin të pranishëm për të treguar mbështetjen e tyre, por Zayn jo.
“Atë natë për këtë kisha nevojë, për mbështetjen e tyre”, tha më tej Louis.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.