Lajmet e fundit

Sipas revistës PEOPLE, ylli i grupit One Direction, Louis Tomlinson, raportohet se është duke e pritur fëmijën e tij të parë me stilisten nga Los Angeles, Briana Jungwirth, transmeton Klan Kosova.
Përderisa këngëtari 23 vjeçar ende nuk e ka konfirmuar këtë lajm personalisht, një shok i përbashkët i dyshes ka deklaruar se Louis është shumë i lumtur dhe i ngazëllyer rreth faktit se do të bëhet baba dhe mendon se Briana do të jetë një nënë e mrekullueshme.
“Fillimisht ishte surprizë, por ai dhe Briana janë shokë shumë shumë të afërt dhe kjo tani i ka afruar edhe më shumë”, ka shtuar burimi.
Tomlinson është ndarë nga e dashura e tij shumë vjeçare Eleanor Calder në muajin mars, dhe është parë në fillim të majit me Brianën në Hollywood-in perëndimor.
Dyshja momentalisht nuk janë të lidhur.
Kujtojmë se në vitin 2012, Louis ka bërë shaka më 1 prill, kinse ai priste të bëhej baba në moshë të re.