Lajmet e fundit

Louis Tomlinson po e dërgon ish të dashurën e tij Briana Jungwirth në gjykatë për të kërkuar kujdestari të përbashkët të djalit të tyre pesëmuajsh Freddie, transmeton Klan Kosova.
Burimet e afërta me këngëtarin e grupit One Direction thonë se ai është ngopur më me kontrolle të Brianës rreth asaj se sa herë mund ta sheh ai fëmijën e tij dhe nga kundërshtimet e saj për të pasur qasje tek djali i tyre.
Këngëtari dëshiron të bëhet pjesë e rëndësishme e jetës së Freddie dhe planifikon të kërkojnë të drejta 50/50 në çështjen e ndarjes së kohës që ata e kalojnë më djalin e tyre.
Po ashtu mësohet se Louis është duke i paguar asaj 15 mijë dollarë në muaj si mbështetje për fëmijën dhe qiranë e shtëpisë në Calabasas. Kjo mund të ndryshojë pasi ata të shkojnë në gjykatë.