Lajmet e fundit

Bukuria e lotëve në mikroskop.
Fotografi holandez, Maurice Mikkers, arrin të tregojë se si duket loti i shkaktuar nga prerja e qepës dhe nga ai i shkaktuar prej trishtimit.
Në pamje të parë duken si flokë dëbore dhe janë të gjithë të njëjtë.
Sipas gazeta-shqip.com, subjektet e imazheve të realizuara nga fotografi, tregojnë se ata ndryshojnë nga njëri-tjetri, transmeton Klan Kosova.
Maurice Mikkers ka bërë një album fotosh, të realizuara me mikroskop, të cilat tregojnë se ata janë të ndryshëm në formë dhe ngjyrë.
Kjo varej nga gjendja shpirtërore në të cilën ndodhej njeriu dhe substancat që provokojnë lotin.