Lajmet e fundit

Lorik Cana është përlotur gjatë emisionit “Kontrata” në televizionin shqiptar Agon Channel.
Kapiteni i kombëtares Kuq e Zi u bë me lot kur në sfond gjatë emisionit u shfaqen pamjet e luftës së fundit në Kosovë dhe kur rikujtojë shokun e tij, tashmë të ndjerë, Kushtrim Kelmendin.
Cana gjatë emisionit shpalosi shumë pjesë nga e kaluar e tij, por po ashtu zbuloi se ai dhe gruaja e tij italiane presin tashmë një djalë.