Portieri, ndoshta, më i mirë i të gjitha kohërave në futboll, Iker Casillas, sot lajmëroi edhe zyrtarisht largimin e tij nga Real Madrid, në një konferencë për media, transmeton Klan Kosova.
Ndarja mes Casillas e kryeekipit spanjoll nuk ishte e lehtë.
25 vjet e dhjetëra tituj të fituar janë fuqia që përjetësisht do të lidhë dy emrat e rëndësishëm të futbollit.
Casillas, një gardian i palëkundur në fushë, e në mbrojtjen e portës së tij, në tjetër dimension u paraqitë sot gjatë konferencës.
Përkundër stërmundimit për t’u përmbajtur, ai qau.
Nuk kishte tradhtuar kurrë tifozët e klubit të tij, por tradhtojë sot vetën, duke mos mundur të përmbahej dot.
Gjithsesi, lotët e derdhur sot nga spanjolli simpatik, nuk u kuptuan si shenjë dobësia, por force e dashurie që El Capitano, ka për klubin, për tifozët, për qytetin e për Spanjën.
Fatmirësisht për tifozët e futbollit, Casillas vazhdon të jetë një futbollist aktiv, ai e konfirmoi se i është bashkuar një tjetër klubi të madh, Portos portugeze.
Real ka përjetuar shumë ndarje të tjera, më herët ishin larguar edhe Raul, Zidane, Guti, e të tjerë, por Casillas duket se do të zërë vend si i pari, edhe në këtë statistikë të papëlqyeshme për tifozët madrilenë.
klankosova.tv