Lajmet e fundit

Blogerja Lori Hoxha me shumë mundësi, lakmohet nga shumë persona që e ndjekin në rrjete sociale pasi jeta e saj është e mbushur me udhëtime, dhurata, evente të rëndësishme, …me pak fjalë gjithçka dikush do të dëshironte.
Megjithatë, përtej Instagramit, askush nuk është në dijeni të plotë të vështirësive që kanë edhe personazhet e njohur e që shpesh shfaqen pa asnjë lloj problemi publikisht, shkruan blitz.al. Lori Hoxha, ka vendosur të ndajë një fakt jo pak të rëndësishëm me ndjekësit në Snapchat. “Një fakt i vogël: ankthi nuk më lë të bëj gjumë e qetë” – ka shkruar ajo teksa ka postuar një selfie në ashensor. Ankthi në fakt është derivat i stresit në përgjithësi dhe mjek të fushës e quajnë një nga shqetësimet e kohës. Shpresojmë mos të jetë diçka serioze për Lorin.