Lajmet e fundit

Sophia Loren është kundër operacioneve plastike, por aspak per ndonjë ndërhyrje estetike, e cila është e nevojshme.
Të paktën ky ka qënë qëndrimi saj i hapur, duke nënvizuar faktin se ajo e dëshiron veten ashtu siç është.
Siç raporton “Huffington Post”, diva 81 vjeçare u ndal mbi të gjitha tek rreziqet që mund të vijnë nga ndërhyrjet kirurgjikale. “Këto vajza të reja duhet të tregohen më të kujdesshme me atë që po i bëjnë trupit dhe fytyrës së tyre.
Ajo që dua të them është se nuk je asnjëherë e sigurt nëse po shkon tek një mjek i zoti dhe mund të përfundosh duke u dukur më keq sesa ishe”, deklaroi aktorja italiane.
Ikona e bukurisë e konsideron vendimin për t’iu nënshtruar bisturisë si diçka tepër personale. “Më pëlqen vetja", ka thënë ajo kohë më parë për ABC News. Më pëlqen lëkura ime dhe nuk do të doja që të ma merrte njeri, megjithatë nëse bëhet fjalë për problem estetik, atëherë vendimi është personal”, ka thënë ajo. /albeu