17.05.2021 · përditësuar para 1902 dite1 min lexim
Këngëtarja kosovare e cila gëzon famë edhe në trevat gjermano folëse, Loredana, ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, ku shihet me një bebe ne krahë, ndërsa tek përshkrimi i këtij postimi ka lënë emotikone të figurës së burrit, gruas, vajzës dhe djalit, duke lënë të nënkuptohet se tashmë familja e saj përbëhet nga katër anëtarë.
Të menjëhershme janë komentet e ndjekësve të saj, ku disa prej tyre e urojnë, ndërsa të tjerët e pyesin “kur e bëre?”.