Lajmet e fundit

Jennifer Lopez është ndër yjet e fundit e cila ka treguar për eksperiencat e këqija në industrinë e filmit në Hollywood.
Në një intervistë për “Harper’s Bazzar”, Lopez ka treguar për një ngjarje që i kishte ndodhur në fillimin e karrierës, ku përfshihet një regjisor i njohur.
“Unë nuk kam qenë e ngacmuar si gratë e tjera. Një regjisor më kërkoi të hiqja këmishën time dhe t’i tregoja gjoksin”.
“Më pyetni nëse e bëra? Jo, nuk e kam bërë” është shprehur Lopez.
Hollywood së fundmi është përfshirë nga një sërë skandalesh për ngacmime seksuale, gjë që çoi edhe në krijimin e lëvizjes Time’s Up.