Lajmet e fundit

Këngëtarja, Jennifer Lopez njihet për bukurinë e saj dhe aftësinë për të fshehur vitet e saj.
Ajo këtë e vërtetoi edhe kur u paraqit në Miami të Floridës duke qenë në formë të shkëlqyer.
Këngëtarja që njihet për format e saj trupore kishte zgjedhur të veshë një fund të shkurtër dhe një bluzë të bardhë duke lënë që t’i shihet edhe barku i saj i tonifikuar, transmeton Klan Kosova.
Lopez fillimisht u pa me një shoqe të saj duke shijuar ditën për shopping ndërsa më pas u pa me të dashurin e saj 28 vjeçar, Casper Smart ku edhe kishte zgjedhur veshje tjetër.
Ajo dukej e mahnitshme me një fustan të lehtë të bardhë me tyl ndërsa vazhdonte shoppingun bashkë me të dashurin e saj.
45 vjeçarja kishte kapur flokët lart ndërsa kishte vendosur edhe syze ndërsa kishte një grim të lehtë ku binte në sy buzëkuqi i saj.
Ajo u pa shumë e afët me paparacët duke i përshendetur e buzëqeshur e madje edhe duke ndarë kohë për fotografi me fansat.