Rasim Muzaqi gjithmonë ka mbajtur bagëti në Pestovë të Vushtrrisë, por këtë vit diçka e pazakontë ndodhi me një lopë të tij.
Kjo e fundit bëri jo një por tre viça njëkohësisht.
Pronari i këtyre bagëtive edhe pse në moshë nuk mban mend të ketë ndodhur ndonjëherë diçka e tillë.
60 vjeçari tha se i është shpërblyer puna dhe kjo për të do të jetë frymëzim, njofton Klan Kosova.
Tre viçat u bënë me mbarsim artificial.
E mjeku veterinar i cili ka asistuar në këtë lindje jo fort të zakonshme tha se është i lumtur që viçat janë shumë mirë.
Këta 3 viqa kanë lindur një javë më parë, prej tyre dy janë femra e një mashkull.
https://www.youtube.com/watch?v=I889r6szF9g&feature=youtu.be
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.