Lajmet e fundit

Mbretëresha Elizabeta e Dytë dje duke e paraqitur planin e Qeverisë së sapozgjedhur në Parlament, shpalli se Britania e Madhe deri në fund të vitit 2017 do të mbajë referendum për anëtarësim në BE.
Votuesit britanikë të referendumit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, që duhet të mbahet në dy vitet e ardhshme, do të përgjigjen në pyetjen "Nëse Britania e Madhe duhet të mbetet anëtare e BE-së", kumtoi sot Qeveria në Londër.
Kryeministri britanik Dejvid Kameron, Partia konzervative e të cilit fitoi në zgjedhjet e mbajtura gjatë muajit, planifikon deri në fund të vitit 2017 të shpallë referendum për anëtarësim në BE, ndërsa deri atëherë do ta rishqyrtojë rolin e vendit në Union.