Lajmet e fundit
Arsene Wenger nuk e ka lënë Arsenalin pa asnjë trofe këtë edicion, pasi në finale të Kupës FA, Topcinjtë mposhtën Blutë

Arsenal ka mposhtur Chelsea me rezultat 2:1 në finale të Kupës FA.
Skuadra që drejtohet nga Arsene Wenger kaloi në epërsi vetëm katër minuta pas fillimit të takimit, përmes Alexis Sanchez.
Më pas, të dy skuadrat patën rastet e tyre, por pjesa e parë u mbyll me epërsi minimale të Topcinjve.
Në të 68-ën minutë, Victor Moses u përjashtua nga takimi, pas dy kartonëve të verdhë.
Dhjetë minuta pas përjashtimit të Moses, Diego Costa shënoi për Chelsea, duke barazuar rezultatin.
Por pas vetëm një minute, Aaron Ramsey ktheu epërsinë e skuadrës nga Emirates Stadium, rezultat me të cilin u mbyll kjo përballje.