Lajmet e fundit

Kandidati për Kryetar të Deçanit nga radhët e LDK-së, Mal Lokaj, ka thënë se, në rast të ardhjes në pushtet, qeveria e tij do të ishte transparente dhe llogaridhënëse para qytetarëve të kësaj komune, njofton Klan Kosova.
Lokaj gjithashtu premtoi se paraja publike nuk do të keqpërdoret.
“Çdo gjë do të shkojë përmes ligjeve dhe prokurorimit publik”, tha Lokaj në Magazinën Lokale të Klan Kosovës.
“Çdo gjë do të jetë transparente”, premtoi ai.
Tutje, sipas Lokajt, mungesa e trotuareve vërehet kudo, ndërsa për ndërtimin e trotuareve kohëve të fundit tha se është çështje fushate.
Lokaj tha se këto trotuare së fundi po ndërtohen me asfalt kur dihet, që, sipas, tij ato shtrohen me kubëza.
“Kjo është sa për ta parë opinioni që po punohet diçka kur nuk është punuar për katër vjet”, tha Lokaj.
Lokaj po ashtu u ankua edhe për mungesën e ndriçmit të rrugëve, sidomos në rrugët që çojnë drejt shkollave.