Alonzo Verge Jr mund të rikthehet sërish në kampionatin kosovar të basketbollit.
Siç ka mësuar AsistiOnline, super lojtari i edicionit të kaluar i Golden Eagle Yllit, ka shumë të ngjarë të rikthehet në rradhët e klubit nga Suhareka.
Klankosova.tv merr vesh nga burimet e veta se zyrtarët e nënkampionit aktual të Kosovës, kanë kontaktuar me 'magjistarin' e parketit, por diçka konkrete nuk ka.
Gjatë verës lojtari ishte bërë pjesë e skuadrës që sivjet është inkuadruar në Superligën e Turqisë, Yalovaspor, por duket se është larguar nga aty pa zhvilluar asnjë ndeshje.
Verge në sezonin e kaluar u shpall koshashënuesi më i mirë në elitën e basketbollit të Kosovës, me 24.2 pikë për ndeshje, raporton Klankosova.tv.
Amerikani me skuadrën suharekase arriti deri në Game 5 të PlayOff-it, ku u mposhtën nga Trepça për vetëm një pikë dallim, 67-66.
Alonzo Verge kishte vendosur rekord sa i përket lojtarëve të huaj që kanë luajtur historikisht në Kosovë, duke shënuar 52 pikë ndaj Pejës, nga 92 sa kishte krejt Golden Eagle Ylli, karshi 86 që realizuan pejanët.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.