Lajmet e fundit

Ylli i Manchester United, Angel Di Maria i cili u transferua për një shifër prej 59.7 milionë euro në Old Trafford tash dëshiron largimin.
Sipas mesfushorit ofansiv të Paris Saint-Germain, Javier Pastore dëshira e argjentinasit është që të kalojë në Parkun e Princave.
“Ai dëshiron që të vijë këtu. I kam preferuar që të na bashkohet” ka thënë Pastore për Le Parisien.
Sipas Pastores di Maria është lojtar i shkëlqyer dhe se ai mund të përcaktojë rezultatin në shumë ndeshje.
“Ai ka pyetur shumë për klubin, për qytetin dhe jetën që mund ta ketë familja e tij”
Di Maria raportohet se është pran kryerjes së testeve mjekësore te PSG, ndërsa shuma e transferimit të tij sillet të jetë 46 milionë funta, transmeton Klan Kosova.