Lojtarët e Manchester United janë më të paguarit në botë sa i përket futbollit, por mbesin shumë prapa kampionit të NBA-së, Cleveland Cavaliers, njofton Klan Kosova.
Sipas Sportingintelligence's Global Sports Salaries Survey”, United janë të katërtit në listën e përgjithshme, për vitin 2016.
Gjigantët e Premier Ligës, kalojnë në këtë pozitë nga e gjashta, ku ishin para një viti.
Gjithsesi, kjo përsëri lë United prapa Cavs, MLB's New York Yankees dhe Los Angeles Clippers.
Ardhja e yjeve si Zlatan Ibrahimovic dhe Paul Pogba ka pasur një impakt të madh në këtë pozicionim, gjithsesi, përkundër pagave të mëdha, United mbetet jo mirë me përformancën në fushë.
Kampionët e La Ligës, Barcelona, dhe rivalët lokal të United, Manchester City, janë ekipet e tjera nga bota e futbollit që zënë vend në top dhjetëshe.
Ndërsa në top njëzetëshe 14 ekipe janë nga liga NBA.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.