Lajmet e fundit

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona që gjendeshin në një lokal të kazinos, i mbyllur ditë më parë.
“Si rezultat i operacionit policor të realizuar ditë më parë, lokali i lartëcekur i cili ndodhet afër rrethit të QMI-së, saktësisht tek udhëkryqi Prishtinë – Ferizaj – Lipjan ishte mbyllur nga zyrtarët e ATK-së”.
“Me rastin e pranimit të informatave se i njëjti lokal i lojërave të fatit përsëri është duke zhvilluar veprimtarinë e saj, në vendngjarje kanë dalë zyrtarët policorë të rendit publik dhe të drejtorisë kompetente, të cilët kanë bërë arrestimin e (5) personave, prej tyre (1) punëtor dhe (4) persona të tjerë që ndodheshin në lokalin e lojërave të fatit”.
Pesë të arrestuarit janë me inicialët A.Q, B.S, Xh.I, N.C, S.V. Në bashkëpunim me zyrtarët e ATK-së, lokali është ri-mbyllur.
Me aktvendim mbi ndalim nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtinë të gjithë personat e arrestuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.