Lajmet e fundit

Gareth Bale, do të luajë në një ndeshje të rëndësishme me kombëtaren e tij kundër Portugalisë në gjysmë-finalet e Euro 2016.
Bale dhe Ronaldo, ndonëse që të dy luajnë për Real Madrid, kësaj radhe do të jenë kundër njëri tjetrit. Lidhja e këtyre dy top futbollistëve, ka qenë subjekt i komentimit të mediave ndonëse edhe Bale edhe Ronaldo kanë insistuar se nuk ka përçarje mes tyre.
Ata do të përballen të mërkurën në Lion në ndeshjen e gjysmë finales.
“Loja nuk sillet vetëm rreth dy lojtarëve, ka të bëjë me dy kombëtaret në gjysmë-finale, 11 burra kundër 11 të tjerëve”, ka thënë Bale.
Bale ishte lojtari më i shtrenjtë i botës kur i ishte bashkuar Real Madrid’it nga Tttenham’i për 85 milionë funte në vitin 2013, duke ia tejkaluar edhe Ronaldo’s me pagesë, pasi kur Real e bleu nga Manchester United në vitin 2009, pagoi 80 milionë funte.
“Sigurisht që ne ia kalojmë shumë mirë në Madrid, na pëlqen të luajmë me njëri tjetrin”.
“Ai është një lojtar fantastik, dhe të gjithë e dimë se çfarë mund të bëjë ai”, ka thënë Bale, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.