Lajmet e fundit

Një varg aktoresh të njohura, përfshirë edhe Angelina Jolie kanë akuzuar producentin e Hollywood, Harvey Weinstein për ngacmim seksual.
Por atij në mbrojtje i ka dalë aktorja amerikane, Lindsay Lohan, shkruan UsMagazine, përcjellë Klan Kosova.
Aktorja ka folur rreth skandalit në dy video në Instagram, të cilat më pas i ka fshirë.
“Tung! Tash jam në Dubai. Jam në shtëpi dhe po ndjehem shumë keq për Harvey weinstein”.
“Nuk mendoj se është ashtu siç thuhet”, ka thënë Lohan.
“Kurrë nuk më ka ngacmuar apo bërë diçka - kemi punuar disa filma bashkë. Mendoj që secili duhet ndalur - mendoj se ka një gabim këtu. Kështu që ngrihuni”, ka shtuar aktorja