Lajmet e fundit

Aktorja Lindsay Lohan ka kaluar periudhë shumë të vështirë këtë vit, për shkak të lidhjes që kishte me rusin, Egor Tarabasov.
Ish i fejuari i saj ishte treguar disa herë shumë i dhunshëm ndaj saj, e madje gjatë verës u publikua edhe një video ku vërtetohej kjo gjë.
Por si duket të gjitha këto tashmë i takojnë të kaluarës dhe është shumë e qetë, transmeton Klan Kosova.
Ajo ka postuar një fotografi të saj ku shihej duke u relaksuar në një plazh në Dubai.
Lohan ka uruar për të gjithë që në vitin 2017 të ketë sa më shumë dashuri.