Lajmet e fundit

Të bërit pak gjumë, s’është e vetmja arsye që mund të shkaktojë ndjesinë e lodhjes apo të ndjerit plogështi.
Ka edhe disa gjëra të tjera që ju lodhin fizikisht e po ashtu edhe mendërisht. Sipas ekspertëve të shëndetit, ka edhe disa arsye të tjera që e bëjnë një person të ndjehet i lodhur, shkruan portali shëndetësor Health, transmeton Klan Kosova.
Ushqimet kalorike
Ushqimet kalorike përmbajnë shumë sheqet e kjo e rrit nivelin e sheqerit në gjak. Në vend se të hani fast-food apo ushqime të gatshme të blera në market, zëvendësojini ato me ushqim natyral që ju jep energji.
Kafeina e tepërt
Ideja se kafeja u kthjellon kur jeni të lodhur. Por konsumimi i tepruar i kafesë mund të ndërpresë prodhimin e adonesinës në qelizat e njeriut, qeliza këto që janë përgjegjëse për gjumin. Pirja e kafesë në mënyrë të tepruar çrregullon ciklin e gjumit.
Mbilodhja në punë
Kur njerëzit tentojnë ta arrijnë perfektin, por kjo është punë që s’bëhet. E duke provuar që të bëni një gjë të tillë do ta lodhni veten së tepërmi e s’do të arrini asgjë.
Mungesa e hekurit në trup
Elementin e hekurit, organizmi e ka tejet të nevojshëm për funksionim normal, për shkak se ju jep muskujve oksigjen. Duke shtuar masën e hekurit në ushqim, ulni rrezikun e anemisë. Ushqimet që kanë më së shumti hekur janë: mishi, fasulja, djathi i bardhë, vezët dhe perimet me gjethe jeshile.