Lajmet e fundit
Petrit Selimi: Është e qartë se shumica e botës e dëshiron Kosovën në UNESCO, por Kosovën e pret një prag i lartë, i dy të tretave të të gjitha votave dhe jemi duke u fokusuar që një numër sa më i madh i shteteve ta marrë vendimin e duhur.

Petrit Selimi, zëvendësministër i Punëve të Jashtme i Qeverisë së Kosovës, i cili po qëndron në Paris, ku edhe po mbahet Konferenca e përgjithshme e UNESCO-s, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Kosovën, të hënë, me 9 nëntor, e pret një sfidë, me gjasa reale mjaft pozitive.
“Lobimi, për të mos e lënë Kosovën të izoluar në fushën e arsimit, shkencës dhe kulturës botërore, po vazhdon edhe sot, një ditë para votimit në Konferencën e Përgjithshme (të UNESCO-s)”.
“Është e qartë se shumica e botës e dëshiron Kosovën në UNESCO, por Kosovën e pret një prag i lartë, i dy të tretave të të gjitha votave dhe jemi duke u fokusuar që një numër sa më i madh i shteteve ta marrë vendimin e duhur dhe të lejojë që Kosova të bëhet anëtarja e 196 e UNESCO-s, në 70-vjetorin e organizatës”, thotë Selimi në prononcimin dhënë Radios Evropa e Lirë.