Lajmet e fundit

Në kuadër të investimeve kapitale që janë të planifikuara për t’u punuar gjatë këtij viti në Drenas kanë përfunduar punimet në rrjetin e kanalizimit në fshatin Llapushnik dhe Negroc të kësaj komune, ndërsa ka filluar të realizohet edhe projekti i kanalizimit në fshatin Arllat në gjatësi prej 2100 metra.
Komuna që drejtohet nga Ramiz Lladrdovci njofton se në qendrën e Komoranit, ka përfunduar faza e parë e asfaltimit te një segmenti si dhe po vazhdohet në punë tjera të kontraktuara që përfshinë trotuaret dhe ndriçimi, transmeton Klan Kosova.