Lajmet e fundit

Komuna e Drenasit ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me përfaqësuesit e Ministrisë së Administratës Publike dhe të Arsimit, Shkencës e Teknologjisë për ndërtimin e shkollës së mesme të ulët në fshatin Llapushnik, projekt i cili do të këtë vlerën e 1 milion eurove.
Kjo komunë bën me dije se m do të ndërtohet edhe aneksi dhe renovimi i shkollës fillore në Komoran, ndërtimi i infrastrukturës së shkollës fillore në fshatin Kizhnarekë, ndërtimi i infrastrukturës së shkollës në fshatin Gllobar dhe renovimi i objektit të shkollës në fshatin Korroticë e Lartë.
Përmirësimi në infrastrukturën e objekteve arsimore kanë filluar të kryhen edhe në shkollën ne qendër të qytetit, përkatësisht në shkollën e mesme të ulët "Rasim Kiçina", ku organizata IOM është duke investuar 220 mijë euro dhe Komuna do të rregulloj nxehjen e shkollës, transmeton Klan Kosova.