Lajmet e fundit

Trembëdhjetë vjet më parë nën kohën e administrimit të UNMIK-ut, Rrustem Mustafa- Remi komandant i zonës operative të Llapit së bashku me vartësit e tij Latif Gashi dhe Nazif Mehmeti u arrestuan nën akuzat për :“Krime të Luftës në Zonën e Llapit”.
Të mërkurën deputeti i PDK-së Latif Gashi së bashku me deputetin tjetër, Rrustem Mustafa dhe punonjësin e PTK-së, Nazif Mehmeti do të paraqiten në Gjykatën e Apelit ku do të mbahet seanca e shkallës së dytë dhe atë për herë të tretë.
Me vendimin e shkallës së parë, të shqiptuar në qershor të vitit 2013, Latif Gashi qe dënuar me gjashtë vjet burgim, Rrustem Mustafa me katër vjet heqje lirie, derisa Nazif Mehmeti me tri vjet.
Mbrojtja e Latif Gashit, avokati Mexhit Syla, ka thënë për “Zërin” se pas dy vjetësh të shpalljes së aktgjykimit dënues për Gashin, Mustafën e Mehmetin, për të mërkurën janë ftuar palët, ku do të diskutohen ankesat e mbrojtjes ndaj vendimit të shkallës së parë.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni KËTU.