Lajmet e fundit

Llapi është ndarë baras me Dukagjinin 1-1, në kuadër të javës së 30-të në Superligën e Kosovës.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Arber Shala në minutën e 28’ Llapi vetëm pesë minuta më vonë e barazoi rezultatin me anë të Festim Alidemajt. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë nuk pat ndryshim të rezultatit dhe në fund ndeshja u mbyll me rezultat të barabartë.
Llapi pas barazimit mbetet në vendin e gjashtë me 40 pikë, pas 30 ndeshjeve, teksa Dukagjini në pozitën e pestë me pikë të barabarta. /Klankosova.tv.